“Po pres binjakë me një burrë të martuar!” Beniada Nishani i jep të ëmës ‘lajmin e papritur’, ja reagimi i saj
Beniada Nishani i ka bërë një skeç shumë qesharak të ëmës, Lindës. Ajo e ka telefonuar atë teksa ishte e ftuar në “E diell” dhe i ka thënë se është shtatzënë.
Modelja e vijoi lojën e saj duke u shprehur se pret binjakë me një person të martuar që jeton në Gjermani.
“Po pres binjakë. Kam njohur një djalë sa dola nga Big Brother VIP dhe nuk e di si ka mundësi. Kam ngelur shtatzënë. Unë dua t’i mbaj. Më gjej dy emra, një çun dhe një gocë. Është i martuar me dy fëmijë. Por, është i bukur. Nuk e dija se ishte i martuar. Ka edhe shumë lekë. Është i huaj, nga Gjermania. Ervin Kurti na ka njohur.”-i tha Beniada nënës.
Mirëpo, gjithë vëmendjen e mori reagimi i nënës së saj e cila e mori me shumë qetësi. Ajo arritit të menaxhonte situatën mjaft mirë duke thënë se nuk ka asnjë problem por donte të dinte se kush ishte ‘partneri’ i vajzës. Megjithatë, nga zëri u duk se ky lajm i papritur e kapi shumë të papërgatitur.
“Jo. Jo. Nuk jam mërzitur. Por, kush është? Nuk e di për emrat e fëmijëve se i jmendojmë më vonë, por kush është ai njeriu. E kam mendjen…nuk e kam problem unë por…”-iu përgjigj ajo.
Beniada ka treguar se me të ëmën ka raporte shumë të mira dhe se ajo është mbështetja e saj më e madhe. Kjo situatë duket se e vërtetoi më së miri.