“Po planifikonim të krijonim familje”- I dashuri i dhuroi skuter elektrik për ditëlindje, prezantuesja humb jetën pas…
Një prezantuese ka ndërruar jetë pas përplasjes me një kamion teksa po lëvizte me një skuter elektrik.
Sipas “The Sun”, skuterit me të cilin ajo po lëvizte, i kishte rënë njëra nga gomat dhe ajo humbi kontrollin.
Emily Hartridge është personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që vritet nga përplasja me një skuter elektronik.
35-vjeçarja ndërroi jetë menjëherë pas përplasjes me kamionin në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, më 12 korrik të vitit të kaluar.
Në videon e saj të fundit, postuar më 8 korrik, Emily, i tha 350.000 ndjekësve të saj se skuterin ia kishte dhuruar i dashuri, Jake Hazell, për ditëlindje.
Përplasja fatale ndodhi kur ajo po shkonte në një klinikë fertiliteti, pasi çifti kohët e fundit kishte vendosur të krijonte një familje.
Pas hetimeve, Dr. Fiona Wilcox tha: ” Hartridge po lëvizte me një skuter elektrik në Queenstown Road kur humbi kontrollin, pasi kaloi mbi një pusetë dhe doli në korsinë tjetër ku u përplas nga një kamion. Ajo vdiq menjëherë nga dëmtimet e marra nga kamioni që kaloi mbi të. Skuteri po drejtohej në mënyrë të papërshtatshme, shumë shpejt dhe kishte një gomë të pafryrë, gjë që shkaktoi humbjen e kontrollit dhe vdekjen e saj.”
Në kohën kur ndodhi aksidenti, skuterët elektrikë ishin të paligjshëm për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, më 1 gusht, skuterët elektronikë u bënë të ligjshëm, dhe shpejtësia maksimale me të cilën mund të qarkulloje me ta ishte 15.5 milje në orë.
Njerëzit mund të qarkullojnë me ta në rrugë ose në korsi biçikletash, por jo në trotuar. Helmetat rekomandohen, por nuk janë të detyrueshme.
Pas vdekjes së saj, i dashuri Jake, një trainer personal, tha: “Unë u ngrita i pari dhe u largova nga shtëpia në 5 të mëngjesit. I dhashë asaj një puthje në buzë. Ajo ishte përgjumësh dhe murmuriti: ‘Të dua’. Jam shumë i kënaqur që e putha. Ajo më dërgoi një mesazh në 08:24 të mëngjesit, ku me shaka shkruante, ‘Si thua për më pak puthje në buzë herët në mëngjes?’ Nuk e kisha idenë se do të ishte mesazhi i saj i fundit për mua”.
Ndërsa shtoi: “Ishte një aksident i tmerrshëm, i cili ka lënë një gjurmë në jetën tonë. Emily ishte personi më i bukur që kam takuar ndonjëherë. Ne sapo ishim transferuar së bashku dhe po planifikonim të krijonim një familje.”
Ai tha se Emily-t i pëlqente ta përdorte skuterin dhe familja e saj i kishte thënë që ai nuk ishte fajtor për aksidentin.
Prezantuesja, një nga katër motrat, ishte anëtare e brezit të pestë të familjes që zotëron pijet freskuese “Hartridges”, me qendër në Hampshire.
“Eshtë një nga gjërat më të këqija që mund të ketë ndodhur. Unë nuk mendoj se dikush prej nesh mund të thotë me fjalë se çfarë makthi ka qenë e gjithë gjëja. Gjithmonë do të jetë, por ti thjesht mëson të jetosh me të dhe të përballesh, sepse je e detyruar të veprosh kështu dhe sepse kemi njëri-tjetrin,”- u shpreh motra e saj Charlotte.
/Panoramaplus.al