“Po na i vrasin vajzat për së gjalli”- Marina Vjollca kërkon dënim maksimal për përdhunuesit
Marina Vjollca ka kërkuar dënim maksimal për përdhunuesit, pas ngjarjes në Babrru që tronditi vendin tonë.
Moderatorja e njohur është shprehur se përdhunuesit po i vrasin vajzat për së gjallë.
“Denim maksimal per perdhunuesit! Po na i vrasin vajzat per se gjalli…”– shkroi ajo.
Ndërsa postimin e shoqëroi me posterin për marshimin e datës 4 maj si shenjë proteste për ti dhënë fund abuzimit seksual me fëmijët.
“Për fëmijërinë e vjedhur. Ngri zërin për ato që nuk kanë zë,”- shkruhet në poster.
Reagimet vijnë pasi u bë publik lajmi i përdhunimit të nxënëses 15-vjeçare nga roja i shkollës ku studionte.
Pjesë e skandalit ishte edhe tre të rinj që abuzuan me të miturën duke e kërcënuar.