Po Mevlanin e harroi fare kjo? Antonela dhe Mevlani kapen mat, kanë kaluar….
Atdheu u rikthye në studion e Përputhen. Ai tha se “i kishte munguar studio” dhe pati një përballje me Antonelën. Antonela pranoi se ende ka pëlqim për Atdheun ndërsa ai u shpreh se për dashuri i thy en rregullat.
Antonela: Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin.
Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi.
Pas deklaratës së Antonelës, Atdheu dhe konkurrentja e kanë kaluar ditën e sotme bashkë. Kanë qenë postimet në Instagram që i kanë nxjerrë zbuluar, ku edhe Atdheu, edhe Antonela kanë publikuar foto e video nga Saranda.
Atdheu ka publikuar video nga natyra e Sarandës ndërsa Antonela video duke pozuar pranë detit. Kaq është dashur që publiku të aludojë se dyshja e kanë kaluar bashkë ditën.