“Po mendoj tek cili shok mund të flej sonte”- Çfarë bëri Olsi Bylyku që i “trembet” të dashurës?
Aktori i njohur i humorit ka treguar më shumë detaje për marrëdhënien me të dashurën e tij, Egli Takon.
Gjate një interviste, ai u pyet për lidhjen me të dashurën, përgjigjet e të cilave Elgi i kishte dhënë më parë.
Në këtë mënyrë do të kuptohej nëse përgjigjet do të ishin të njëjta apo jo.
Sigurisht që përgjigjet e tij nuk qenë të gjitha të sakta, por momenti më epik ishte ai kur aktori nuk kujtonte këngën me të cilën identifikohet lidhja e tyre e dashurisë.
Për këtë pyetje, Egli është përgjigjur: “Justin Timberlake- Mirrors”.
Meqë Olsi nuk arriti ta kujtonte, ai tha: “Tani jam duke menduar kë kam shok, që të mund të flej sonte”.
Për çfarë e kritikon më së shumti Egli partnerin e saj dhe a debatojnë me njëri-tjetrin?
Për këtë, të dy dhanë të njëjtën përgjigje: “Rrëmujën dhe mospërqendrimin e tij kur ajo i flet”.
Aktori zbuloi se dhurata më e bukur që i ka bërë Egli ka qenë surpriza për ditëlindje vitin e kaluar në Durrës. Ndërsa dhurata më e bukur që i Olsi i ka bërë asaj, është unaza e një vjetorit.
Ndër të tjera, ata treguan se vendi i tyre i preferuar i pushimeve në verë është Dhërmiu, ndërsa në dimër, Korça.