“Po mendoj të largohem, nuk vazhdoj dot me Babis”, zbulohet ditari i Caroline: E dua aq shumë
Një marrëdhënie të trazuar me burrin e saj me shumë tensione dhe konflikte. Këto ka shkruar Caroline në ditarin e saj. 20-vjeçarja duket se ka menduar të largohej nga piloti që nga dhjetori i vitit 2019.
Sipas shënimeve të saj, që janë bërë pjesë e dosjes, e reja kishte sulmuar burrin. “E godita, dhe ai theu derën”, ka shkruar vajza.
Në një frazë tjetër të ditarit ajo shkruan: “Nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur “, tha Caroline, duke përshkruar një marrëdhënie veçanërisht të konfliktuar me partnerin e saj. E reja shkruan se e kanë humbur fëmijën e tyre të parë dhe për një moment ajo i ka thënë fjalë lënduese të shoqit, për të cilat shton se është penduar.
Në ditarin e saj të koduar, vajza e re dhe nëna e Lydia më 15 nëntor 2019 ka shkruar: “Unë jam 18 vjeç dhe dua të provoj të bëj një fëmijë! Babisit nuk i kam thënë akoma. Sepse sot u grindëm dhe i thashë ta lëndoja që nganjëherë mendoj se nuk ka rëndësi që kemi humbur foshnjën tonë sepse nuk kam nevojë të shoh familjen e tij. U pendova për momentin kur e thashë. Në thelb unë dua ta lëndoj sa më shumë që të mundem. Ndihem shumë e lënduar, shpesh nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek Babis. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu por ndonjëherë nuk e kupton se çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje”.
Në një shënim tjetër, viktima thotë: “Dje u grindën me Babis për shkak të hormoneve të mia, unë shpërtheva ndaj tij. I bërtita, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Ne nuk kemi folur fare dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë por pasdite më pyeti për dje. Nuk jam mirë jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndonte kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për këtë është më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam aq e ndikuar nga hormonet e mia saqë Babis duhet ta dijë. Më vjen turp t’i them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t’i them. Unë nuk jam mirë, por jam duke u përpjekur për fëmijën tim. Unë nuk dua që ajo të ndiejë se nëna e saj nuk e dëshiron atë dhe nuk e do. Problemet e mia hormonale janë të miat”.
Më 30 dhjetor 2019, Caroline përshkruan edhe një herë një skenë tensioni dhe konflikti absolut me 32-vjeçarin, i cili madje arrin në gjyq: “Sot u zura me Babis. Pak pasi hëngrëm mëngjesin (….) Unë e godita dhe shkova në zyrë. Gjithë ditën ai më pyeti se çfarë dua të ha. Nuk kam ngrënë asgjë. Jam shtrirë në shtrat dhe nuk mund të fle, kam një tension të tmerrshëm. Kam dalë në ballkon vetëm me bluzën time dhe kam qarë se nuk jam mirë”.
Në një shënim tjetër të datës 31.12.19 ajo shkruan: “U zura përsëri me Babis. Këtë herë shumë. E godita, e mallkova dhe ai theu derën. E tëra që doja të bëja ishte ta pyesja nëse isha mirë kur u zgjova. U zgjova aq e dobët dhe e lodhur. Po mendoj te iki. Për të shkuar te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis”.
Më 3 korrik 2020, kur Lydia e vogël ishte një muajshe, vajza 20-vjeçare shroi: “Sot e vogla ime është një muajshe dhe sot është dita kur i thashë Babis se dua të largohem nga shtëpia. Fillova të kërkoj shtëpi. Gjeta pikërisht atë që kërkoja në Chalandri. Kur u kthye nga spitali (foshnja po trajtohej në atë kohë) ai më pyeti nëse doja të ndahesha. Unë nuk iu përgjigja. Pas disa të qarash dhe zërash unë i thashë atij se po mendoja para se të mbetesha shtatzënë ta lija, por pastaj mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me të në mënyrë që vajza ime të mos rritet pa dy prindërit e tij”.
Shënimet e mësipërme të Caroline janë e dosjen e çështjes me 26 faqe. Sipas dokumentit, piloti 32-vjeçar i tha policisë se kishte tension midis tyre dhe se ajo gati sa nuk e goditi foshnjën.
Babis thotë se u përpoq të qetësonte Caroline, ndërsa kur ia la fëmijën pranë saj, ajo me të dy duart e hodhi në krevatin pranë saj. I akuzuari pretendoi se 20-vjeçarja i tha atij se nuk e donte foshnjën pranë saj. Në fakt, ai pretendoi se dy ose tre herë i kishte thënë viktimës: “nuk do ta godasësh më vajzën”. g.v/abcnews.al