“Po me heqin nga puna”, Ema Andrea i drejtohet publikisht Liçajt: S’jam e dëshpëruar për ty, por për veten
TIRANË- Aktori Neritan Liçaj, prej ditës së djeshme është shprehur publikisht se rrezikon të hiqet nga puna në Teatrin Kombëtar. Pas deklaratave të tij publike dhe reagimeve nga aktorë të tjerë dhe organizata, një mendim e ka dhënë dhe aktorja e njohur Ema Andrea.
Në një letër të hapur Andrea i drejtohet Neritanit dhe shkruan se nuk është e dëshpëruar për atë, por veten e saj. “Anì, askujt ska me i ba keq ky deshperim, veç meje, si gjithmone”, shton ajo.
Më tej aktorja rendit disa fakte se si në këto vite është trajtuar aktori, arti dhe institucionet kultutore në vend dhe shton se vendi i punës në Shqipëri fitohet si shpërblim për shërbimin në parti.
I dashur koleg, Neritan Liçaj
Nuk e di a eshte apo do behet i vertete lajmi per largimin tend nga vendi i punes,dhe as dua te flas per talentin tend,pasi nuk me duhen dite si kjo e sotmja per me e njohe!
As nuk do flas per motivimin potencial te ketij akti, sepse mendja ime ka shkuar shume me heret ne kohe,..diku tek “çastet” e klounit…pak para se te largohet nga skena e te thote “ndjese per shqetesimin”..heret po bredh mendja..qe kur lindem…
Me shtyn me shkrujt nje me nje fryme qe mund te jete shenje deshperimi…
Jam, larg atij vendi, jam ne vendin qe ne e therrasim “ehh por bota ti njeh vlerat!” e prap nuk marr dot fryme(por kjo ka pak rendesi)
Nuk jam e merzitur per ty, koleg por per faktin se ky lajm eshte lehtesisht i besueshem e mundshem, po, ne kete vend ku:
Qe prej kohes se diktatures, drejtuesit e institucioneve te artit e kultures jane zgjedhje te pushtetit politik,
Ku,qe prej kohes se diktatures,vendi i punes fitohet si shperblim per sherbimin ne parti e ne pushtet e jo per merita,
Ku,qe prej asaj kohe,artistet lançohen e linçohen sipas interesit te vorbulles se pushtetit
Ku, qe prej asaj kohe,endrra e artistit eshte te zere nje vend pune ne nje nga institucionet e bulevardit ne Tirane,
Ku,artistet konsiderohen si punetore me ore pune (edhe keto te numeruara keq) e jo si krijues,
Ku,shpesh jane baraz me objektet qe blihen,nga ofertuesi me i ulet.
Ku,pushteti hapesiren e artit e ka vizituar,dikur per censure e sot per qoke,duartrokitje e foto per elektorat,
Ku,hapesiren e artit e kultures e kane zene politika,telenovela e thashethemi
Ku,arti e ka humb misionin e vet
Ku,hapesiren e krijimtarise e ka zene mbijetesa,
Ku,vendet e punes mbahen me heshtje apo sherbime jo profesionale
Ku,mendimet autonome,bejne habi,e ngjyrosen me perkatesi
Ku,artisti dalngadale do diskutoje ekzistencen e vet,
Ku,te thyesh ligjin quhet trimeri e arroganca elokuence sexy
Ku, termat “i shitur” e ” i blere” dolen nga fjaloret e marksizmit e dhunshem i bene mburoja e heshta primitive
Ku,liria e pavaresia ndeshkohen me perjashtim,
E per gjithe kete e me teper akoma,ndjej deshperim, sepse do te doja ti jepja kuptim te kaluares sime,besimit tim, parimeve per te cilat rezistova jashte bulevardit sepse enderroj nje te ardhme me Sy, !
Ndaj,koleg,nuk jam e deshperuar per ty,por per veten! Anì,askujt ska me i ba keq ky deshperim,veç meje,si gjithmone..
Ps. Dikujt mund tja japin vendin e punes e famen e parate dhe mos behet kurre krijues e artist! Nje krijuesi mund tja heqesh te gjitha keto,por artist mbetet sepse ka lindur i tille!
Pss. …me falni per shqetesimin!
Që prej ditës së djeshme qarkullon lajmi se Neritan Liçaj mund të pushohet nga puna si aktor në Teatrin Kombëtar. Ky lajm ende nuk është konfirmuar, pasi nuk ka një vendim zyrtar, por si aktori dhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrin se shkarkimi është çështje ditësh.
(A.B. Dosja.al)