Po martohet me regjisorin që ka moshën e babait të saj, aktorja turke detyrohet të japë sqarime

Pak ditë më parë, aktorja e famshme turke Hazar Erguçlu ka shprehur dëshirën e saj për t’u martuar me partnerin e saj 19 vite më të madh. Aktorja e njohur nga publiku shqiptar në serialin “Shoqëri e Lartë” është shprehur se mezi po pret që të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me regjisorin, Onur Unlu. Kjo pasi ajo ka shumë dëshirë që të bëhet nënë. Këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga fansat e aktores të njohur, pasi kanë shpërthyer në ofendime ndaj saj. Fansat shprehen se Hazar po martohet me një person që ka moshën e babait të saj. Si pasojë e këtyre kritikave, Erguçlu ka vendosur që të reagojë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku u ka kërkuar të gjithë atyre që e kanë ofenduar, që të respektojnë privatësinë e saj, shkruan Panorama Plus. “Unë e di çfarë bëj. Familja ime e di çfarë bëj. Ne të gjithë e dimë çfarë bëjmë. Po ju e dini çfarë po bëni?”, shkruante aktorja.