“Po ky është krim more njerëz”, situata në Kakavijë, ‘shpërthen’ Agron Llakaj: Shtet me brekët në fund të këmbëve
Situata e nderë e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku emigrantët shqiptarë prej tre ditësh presin në radhë kilometrike për të kaluar në Greqi, ka irrituar aktorin e njohur të humorit, Agron Llakajn, i cili ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale.
“Po ky eshte krim more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?!”, shkruan aktori ndër të tjera.
” E kemi fatin,shprese dhe marrezi ….,na jep nje engjell te na mbroje o Zot !”…,kjo eshte pamja e jone nga viti ne vit…,ne pritje e pritje e pritje…,ne radhe e ne radhe e ne radhe….,me dite e nete te tera…,i nxehti pervelues,mungesa e kushteve me minimale njerezore!”
Vijne emigrantet dhe gdhihen ne radhe,bir o Edi Rama,ke te qaj me pare !
Radhe kilometrike ne pritje pa zgjidhje….,po ky eshte krim more njerez…., ,e perse valle ne akoma jemi nje shtet me breket ne fund te kembeve ?! …hajde radha !!!
Turp! Turp !!Edhe ju vellezer dhe motra bashke me femije mos i harroni keto dite….,pas 6 muajsh aty ne greqi do i keni,do tju shtrihen nen kembe per ate te shkrete vote …,por nqs do i harroni keto dite harram e paci !
Tani bertisni…” jam krenar qe jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoft !!!”, shkruan Agron Llakaj.