Po kryente marrëdhënie seksuale me futbollistin, vdes 19-vjeçarja

Një rast i pazakontë ka tronditur vendin në Brazil. 19-vjeçarja Livia Gabriele është ndarë nga jeta, pas një hemorragjie në organin gjenital. E ndjera po kryente marrëdhënie me futbollistin Dimas Candido, që është pjesë e Corinthians U-20.

E reja u dërgua në spital, ku u vërejt se kishte një prerje 5 centimetra dhe që rezultoi fatale për jetën. Ishte vetë futbollisti brazilian që njoftoi, ndërsa tregoi se po kryenin marrëdhënie seksuale normale dhe vajza u ndje keq.

Vdekja e Livia Gabireles është regjistruar nga policia si e dyshimtë. Të dy ishin njohur nga rrjeti social Instagram prej rreth 1 muaji. Ndërkohë vetë klubi Corinthians ka njoftuar se po ndjek nga afër çështjen ku përfshihet lojtari i moshave të tyre.

newsport.al