“Po ju lutem në gjunjë”, Luizi i shpreh dëshirën “Vëllait të Madh” duke iu përgjëruar, çfarë po kërkon këngëtari?
Banori më i komentuar i shtëpisë së Big Brother Vip, Luizi, është duke pritur momentin kur t’i vijë në dorë zarfi i kuq. Ai është duke kërkuar me ngulm mundësinë që të dërgojë në nominim 3 persona dhe dihet se kush mund të jetë, ai vetë, Olta dhe Armaldo.
Teksa ishte duke folur në oborr me Nitën dhe Kristin, Luizi, duke qeshur tha se po e kërkon aq shumë atë zarf të zi, saqë do lutet në gjunjë. Duke imagjinuar momentin kur të ketë zarfin në dorë, Luizi tha se do e grisë, aq me padurim po e pret.
“Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin. Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë”, tha ai.