“Po i tregove mamit do të të vras”- Transgjinorja Anxhela rrëfen historinë e saj të dhimbshme: Më ngacmonte kushëriri seksualisht, më jepte çokollata dhe…
Transgjinorja e vetëquajtur me emrin Anxhela ka rrëfyer historinë e sja të dhimbshme, ngacmimet seksuale dhe braktisjen nga prindërit kur ishte e vogël.
E ftuar në emisionin “Thumb” ajo tregon se është ngacmuar seksualisht nga kushëriri i saj që kur ishte 9-vjeç dhe se është braktisur nga prindërit në spital, me të cilët nuk ka kontaktuar asnjëherë që prej asaj dite.
“Babai ishte një përdorues alkooli, pinte ditë natë dhe në darkë ushtronte dhunë. Një fëmijë 7-vjeçar të shohë të ëmën të hajë dru gjithë kohës natyrisht ngel me trauma. Ajo hante drurin edhe për mua duke mos e lënë atë të më rrihte. Kur shikoja këto situata fillova të bëhesha keq, sëmuresha, rrija në vetmi.
Ngacmimin seksual e kam përjetuar kur isha 9 vjeç. I pari ka qenë kushëriri im i parë, ai më merrte më jepte çokollata, më ngacmonte seksualisht e më pickonte. Po i tregove mamit do të të vras më thoshte.
Kur më lante në dush mami shikonte shenjat dhe e kuptoi. Ne kishim shumë frikë. Edhe babi e mori vesh por i dilte zot atij, nuk e besonte. Kushëriri tentonte prap, por unë fillova të sëmuresha.
Kur shkova në spitalin e Shkodrës, aty më braktisën të dy. Kur u ktheva në vendlindje në moshën 16 vjeç, një komshia ime më tha që mamaja ishte martuar në Australi dhe kishte 2 fëmijë.
Ajo nuk ka më kontakte me mua. Ajo e ka kuptuar që kur isha e vogël që isha transgjinore sepse merresha me kukulla gjithë kohës, por mentaliteti dhe paragjykimi nuk na lejonte”, është shprehur Anxhela.