“Po i shkruajte më Elgitit tim do të kap për flokësh”, luftë e hapur mes Rezart Veleshnjas dhe Klea Hutës: Dalim tek për tek, se kam problem
Elgit Doda dhe Klea Huta nuk ngurrojnë të tregojnë për asnjë moment dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.
Së fundmi, këngëtari publikoi një foto bardh e zi duke puthur dorën e saj dhe në imazh ishte një emoji zemër.
Por mes tyre ka hyrë aktori i humorit, Rezart Veleshnja.
Mes batutave dhe humorit, fillimisht ai komentoi duke supozuar se është dora e tij dhe i kërkoi Elgitit ta hiqte foton sepse mund t’i hapte probleme me vëllezërit.
“Zemër ajo është dora ime të lutem hiqe se ma shef vëllai dhe më hap probleme hahaha,”- shkroi ai.
Ndërsa këngëtari i ktheu përgjigje duke bërë dy emoji duke qeshur me lot.
Por s’ka mbetur me kaq. Ai iu “hakërrye” edhe Klea Hutës kur kjo e fundit komentoi duke i thënë Elgitit se e do.
Rezarti Veleshnja i tha se do e kap për flokësh nëse do i shkruajnë më Elgitit ndërsa Klea ju kthye se është e hapur për “luftë” dhe nuk e ka problem të dalin tek për tek.
“Oo të dua,”- shkroi ajo.
“Të pashë më ty ti shkruash Elgtit tim do të të kap për flokësh more vesh, mora thuaj,”- komentoi aktori
Ndërsa këngëtarja ju përgjigj: “S’më kishte rastisur të më dilnin kaq hapur ndonjëherë. Por meqë e kërkon me ngulm atëherë dalim edhe tek për tek se kam problem.”