Po hynte në Shqipëri, 29-vjeçarja në telashe me policinë. Gjatë kontrollit në Rinas, i gjejnë në valixhe…
Policia Kufitare dhe autoritetet doganore sekuestrojnë 20.000 paund në Rinas, teksa kanë nisur procedim penal për 29-vjeçaren që nuk i deklaroi.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.