Po fliste në celular në makinën e parkuar, Alketa Vejsiu sqaron videon e bërë virale

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu është bërë temë diskutimi në rrjet për shkak të një video të shpërndarë së fundmi. Ajo shihet teksa ka ndaluar makinën e saj luksoze “Mercedes Benz” në anë të rrugës ndërsa flet në celular. Në rrjetet sociale shkruhet se prezantuesja e njohur është parkuar në anën ku duhet ta kundërvajtje në një rrugë që lejohet lëvizje e automjeteve vetëm në një sens.

Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë pasi, kur njëri prej ndjekësve e ka pyetur lidhur me këtë ngjarje, së cilës moderatorja i është përgjigjur duke thënë se ndodhej në parkim dhe po priste të lirohej një vend.

“Nuk ka histori aty. Është thjesht një titull abuziv për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën. Nuk kam lidhje me politikën dhe nuk do të ketë asnjëherë. Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë.

Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë. Si sipërmarrëse paguaj taksa dhe gjeneroj vende të reja pune mundohem të furnizoj me punë industrinë. Ky është kontributi im modest që jap për industrinë ku unë operoj kështu që mos e ngatërroni politikën me parkimin e makinës sime qoftë i drejtë apo i gabuar.

Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty. Nuk isha në lëvizje, në kundërvajtje. Isha parkuar në anë të rrugës. Nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar. Gjithmonë kur gaboj kërkoj falje por në këtë rast nuk kam”, tha ajo.