“Po flasim gjuhën e nënës”, si i mbyllën gojën Irena Papas dhe Bekim Fehmiu gazetarëve në Hollivud
Dy yje shqiptare që pushtuan kinemanë dhe Hollivudin. Ata nuk jetuan asnjë ditë në Shqipëri por lexoni sa krenar ishin për flamurin kuqezi dhe vendin tonë.
Në 1968, xhirohet filmi “ODISEU”, Irena Papas (Penelopa) dhe Bekim Fehmiu (Odisea), luajnë rolet kryesore. Në kohë pauze, disa gazetarë i kishin parë se si të dy komunikonin në një gjuhë krejtësisht të huaj për ata.
Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyet: –“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”? Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej: –“Është gjuha e nënës”.
–“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – gazetari. –“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia”.
“Por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.
“Por historia thotë se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur! “Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke”, i ishte përgjigjur Irena.
/Nga Televizioni Rai Uno -1974