‘Po ec o Fjodora na flet ti për modë’, ja ç’ndodhi pas sherrit në emision me stilistin e njohur Joni Peçin
Moderatorja Fjodora Fjora dhe stilisti i njohur Joni Peçi, të ftuar në “Opinion”, kohë më parë patën një debat me njëri-tjetrin. Stilisti iu drejtua Fjodorës: : “Po ec o Fjodora na flet ti për fashion, se kur ke ardhur ti në Klan e kemi parë shumë mirë që nuk ke qenë gjë”.
“Kemi qenë shumë të rinj edhe pak me gjaknxehtë se tani sepse kuptohet po të bënim ndonjë sfidë të madhe televizive do merrnin ndonjë audiencë të madhe. Nejse audiencën e fituam të dy. Të dy bëmë gabimet tona në atë intervistë. Ai u nxitua të thoshte një gjë e cila sigurisht mori një përgjigje me qetësi nga ana ime por në fakt që nuk duhet të jepej dhe mendoj që të dy në mënyrë shumë fine e kemi tejkaluar këtë momentin këtu, duke u prezantuar me njëri-tjetrin si dy të rritur të cilët nuk kanë asnjë sfidë me veten as me ekranin dhe asnjë nevojë për t’u konfirmuar. Ne tani jemi miq dhe shumë të dashur me njëri-tjetrin”, tha Fjodora.