Po e mbajnë lidhjen e fshehtë, aktori i njohur turk kapet mat në pushime me gazetaren

Aktori turk Onur Tuna është bërë shumë i famshëm në Shqipëri e Kosovë me rolin e Alihanit në serialin “Molla e ndaluar” dhe rolin e Fermanit në serialin “Doktori i mrekullive”.

Aktori 34-vjeçar është shpesh në fokusin e mediave turke për jetën e tij private dhe së fundmi portalet raportojnë se ai ka nisur një lidhje me një vajzë shumë bukuroshe, Yagmur Karabal.

Thashethemet kanë nisur pasi dyshja po i kalojnë pushimet bashkë dhe kanë postuar foto nga i njëjti vend. Yagmur Karabal është 28 vjeç, ka mbaruar shkollën në Universitetin e Ankarasë dhe ka punuar gazetare në një kanal sporti.

Bukuroshja ndiqet nga mijëra njerëz në rrjete sociale, ku është shumë aktive me postime. Sidomos së fundmi kanë rënë në sy fotot nga i njëjti vend ku ndodhet edhe Onur Tuna. Vetë aktori ka preferuar të mos reagojë për lajmet.

revistawho.com