Po drekonte me partneren e tij, vritet reperi amerikan, 30-vjeçari lë pas dy vajza të mitura
Reperi PnB Rock është qëlluar për vdekje teksa ishte duke ngrënë në Roscoe’s Chicken & Waffles me të dashurën e tij. Reperi 30-vjeçar u shpall i vdekur ditën e djeshme në një spital të Los Angeles, ku u dërgua me urgjencë vetëm pak minuta pas të shtënave.
Personi i dyshuar si autor i vrasjes është shpallur në kërkim nga policia.
PnB Rock u transferua në Los Angeles nga Filadelfia pasi nënshkroi një marrëveshje me Atlantic Records. Emri i tij skenik i referohet një rruge në lagjen Philly ku ai u rrit, Pastorius dhe Baynton. Gjatë viteve, PnB Rock ka bashkëpunuar me artistë duke përfshirë Ed Sheeran, Chance the Rapper, Wiz Khalifa, 2 Chainz, Kodak Black, Young Thug dhe A Boogie Wit da Hoodie.
PnB Rock la pas dy vajza, Milan dhe Xuri.
Burimi: TMZ