Po bënte prova për një skenë lufte, aktori i njohur plagoset gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5″
Harrison Ford pësoi një dëmtim në shpatull gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”, në provat për një skenë lufte.
Sipas “Variety” aktori tashmë duhet të bëj një shkëputje deri në një moment të caktuar, ndërkohë, regjisori James Mangold do të vazhdojë të xhirojë pa Ford.
Shkalla e dëmtimit të Ford është e panjohur, megjithëse nuk është hera e parë që ai dëmton veten ndërsa xhiron një film. Në të kaluarën, Ford pësoi një dëmtim serioz në shpinë në “Indiana Jones and the Temple of Doom” si dhe pësoi fraktura në këmbë në “Star Wars: The Force Awakens”.
Studioja e filmit “Disney” nuk e zbuloi ashpërsinë e plagosjes së Ford, por tha se orari i xhirimeve do të shtyhej gjatë javëve të ardhshme.
“Indiana Jones 5” është filmi i pestë dhe i fundit në seri, i cili po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe pritet të dalë në treg në 2022.