Po bënin seks brenda makinës, si u zu ‘mat’ pronari i mjetit në Tiranë. Dy persona të armatosur i grabitën
Foto ilustruese
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku dy persona ende të paidentifikuar nga policia e Tiranës kanë kërcënuar e më pas grabitur një çift duke iu marrë makinën.
Mësohet se çifti gjatë momentit kur ka ndodhur grabitja me armë, ishin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në makinën tip Fiat.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të Doganës në kryeqytet, ku sipas policisë dy persona të armatosur i kanë marrë makinën një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Siç bëhet e ditur pronari i automjetit me profesion inxhinier, është gjendur në një pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar.
Në momentin e grabitjes burri ka tentuar që të rezistojë, por dy personat e armatosur, e kanë kërcënuar duke i pohuar se ato kishin filmuar skenën seksuale dhe se do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.
Më pas të dy kanë zbritur nga makina dhe pastaj kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Raportohet se grabitja makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, i cili ka treguar edhe rrethanat sesi kishte ndodhur ngjarja.