PM hyn në industrinë e modës, çka po sjellë DJ-i?

Puna vetëm sa ka shkuar duke iu shumëfishuar në aspektin e profesionit primar – muzikës, pas daljes nga “Big Brother VIP” por DJ PM nuk do kufizohet me kaq.

Ai do të eksperimentojë në ujëra të tjerë, më saktësisht në ata të modës.

Përmes rrjeteve sociale, DJ-i i njohur ka bërë të ditur detajet e para të sipërmarrjes së tij më të re.

Bëhet fjalë për një dyqan online. “Visuals” është konceptuar si dyqan lokal me shumëllojshmëri të brand-eve.

Në këtë sipërmarrje, PM nuk është vetëm por me Vis Gjinovcin nga Prishtina, i angazhuar prej kohësh në industrinë e veshjeve.

Për këtë arsye, Pajtimi dhe Visi kanë marrë rrugë drejt Stambollit. Shumë suksese!

Prive.al