Plot adrenalinë dhe emocion, Ori Nebijaj zbulon promon e ‘Pushime On Top’ për këtë vit

Në vetëm pak javë pritet të nisë sezoni i ri i programit veror ‘Pushim On Top’ i cili edhe këtë vit do të moderohet nga Ori Nebijaj dhe Flori Gjini.

Ka qenë moderatorja ajo e cila ka ndarë në llogarinë e saj promon e këtij viti, i cili me siguri i ka bërë kureshtarë të gjithë ndjekësit për vendet që do të eksplorojë dyshja këtë vit.

Duke sjellë natyrën me të gjitha bukuritë e saj, Ori ka treguar se do të jetë një edicion special me shumë adrenalinë, pasi do të zbulojnë gjire dhe vende të pa vizituara më parë.

Me këtë video e cila ka lajmëruar fillimin e progamit në vetëm pak javë, Ori dhe Flori i kanë ftuar gjithashtu të gjithë të vizitojnë Shqipërinë dhe të shijojnë benefitet e saj këtë verë.

revistawho.com