Plot 60 vite jetë, legjenda e futbollit shqiptar feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë. Një nga legjendat e futbollit shqiptar feston 60-vjetorin e tij të lindjen.

Besoj se ju vjen në mendjen për kë bëhet fjalë. Pikërisht për një nga ikonat e Dinamos. Sulejman Demollari mbush sot plot 60 vite jetë, i cili edhe tani konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Një nga figurat më të dashura të futbollit, i cili nisi karrierën që në moshën 15 –vjeçare kur u grumbullua nga ekipi i Dinamos. Sigurisht shokët e tij ishin më të mëdhenj në mosha, por talenti i Demollarit edhe pse 15 vjeçar fitoi mundësinë të mbante veshur fanelën e “Nëndetëses”.

Vite të tëra kushtuar “Bluve”, ku me grintën, qetësinë, karakterin, shpejtësinë dhe driblimet ia doli të kthehej në një element kyç të kësaj skuadre. Po jo vetëm kaq, Demollari është një ikodë e kombëtares shqiptare, i cili aktualisht vazhdon të jetë pjesë e pandarë e kuqezinjve, teksa jep kontributin në FSHF për spikatjen e brezave të rinj. Sot të gjithë dinamovitët dhe tifozët shqiptarë janë në festë dhe redaksia e “Newsport.al” i uron Demollarit edhe 160 vite të tjera!

newsport.al