Plas te Bayern, Mane goditi me grusht Sane

Duket se humbja e rëndë (3-0) nga City nuk ishte gjëja më e keqe që i ndodhi Bayern Munich në Manchester.

Bild raporton se një grindje e madhe ka shpërthyer brenda klubit, me Sadio Mane që goditi Sane.

Botimi gjerman pretendon se senegalezi i është ankuar shokut të skuadrës për mënyrën sesi i ka folur pas përfundimit të ndeshjes dhe më pas, pa sqaruar se çfarë ka ndodhur, e ka goditur në fytyrë dhe në veçanti në buzë.

Pjesa tjetër e bavarezëve ndanë dy lojtarët, ndërsa Sane u largua nga dhoma e zhveshjes. Madje, dëshmitarët okularë raportojnë se goditja e Mane ka lënë gjurmë në fytyrën e gjermanit, ku njerëzit e Bayernit nuk kanë komentuar për momentin çfarë ka ndodhur.

Burimi: BILD

/G.D abcnews.al/