Plas sherri në festivalin e Kanës/ Ulërima dhe të qara mes çiftit të famshëm
Djali i Victoria dhe David Beckham ka patur një zënkë të fortë me të dashurën e tij Hanna Cross.
Dyshja u shfaq shumë me klas gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, u mendua se çdo gjë tashmë ishte rregulluar, por nuk rezultoi kështu.
Sipas mediave të huaja, teksa drekonin Brooklyn Beckham dhe Hanna Cross kanë patur një sherr shumë të fortë në Kanë.
Ata kanë pirë disa gota dhe kanë nisur të debatojnë. Sipas të pranishmëve janë dëgjuar ulërima dhe të qara dhe menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për t’i ndarë.
David dhe Victoria u njoftuan menjëherë për këtë incident. Mësohet se ata janë të shqetësuar për marrëdhënien toksike mes të rinjve si dhe nga e gjithë kjo dramë publike.
Arsyeja e kësaj zënke mësohet të ketë qenë statusi që ka Brooklyn si një Beckham dhe gjithashtu xhelozia e këtij të fundit për të dashurën e tij.