Plas “sherri” mes Kastro Zizos dhe gazetarit të njohur, degjenerojnë njëri-tjetrin me komente

Këngëtari i njohur Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe gazetari e spikeri i lajmeve në “Top Channel”, Denis Dyrnjaja janë përfshirë në një “sherr” të ashpër me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. E gjitha kjo nisi pasi Denisi ishte i ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel”. Pas dy ditësh Dyrnjaja postoi foton nga studioja të shoqëruar me statusin:“Vëmendja dhe përhumbja janë si dashuria dhe urrejtja që i ndan një perde fare e hollë, dhe kjo ndodh në “Pasdite në Top Channel”. Ndërkohë që Kastro i shkroi një koment që me të vërtetë është pak i vështirë për t’u deshifruar nga kushdo, siç shihet në fotot e siguruara nga hashtag.al.“Denis Dyrnjaja duket sikur ke parë një dragua mesjetar në periudhë menstruacionesh, gjatë ngrënies së një pule mishngrënëse nga Divjaka!” Këtij komenti Denisi i është përgjigjur flakë për flakë duke shkruar: “Kastro Zizo, mbetesh një shtazarak ekstremist i vërtetë, vetëm se prej letre”. E Kastro nuk e ka lënë më aq, duke iu përgjigjur: “Kuptoj, pra praktikisht më quajte një taksë progresive?! Deri dje më quaje perandor të zemrave, sot na del dhe thua që letra është dru dhe druri është shenjë dhune. S’e di joo!” Kuptoheni vetë nëse ky është një debat mes dy miqve që bëjnë filozofi, apo e dy armiqve që e urrejnë dhe degjenerojnë njëri-tjetrin. /Story.al/