Plas sherri mes Ilirit dhe Monikës
Aktorja Monika Lubonja dhe koreografi Ilir Shaqirit kanë debatuar me njëri-tjetrin rreth shkaqeve që çuan në prishjen e marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Monika Lubonja akuzoi koreografi se “ai luajti me të”, ndërsa ajo i qëndroi besnike dhe e donte shumë, por ai e bëri fajtor për përplasjen mes tyre.
Ndërsa Ilir Shaqiri iu përgjigj se ishte loja e saj që e bëri fajtore dhe me sjelljet e saj ka dalë bllof.
Monika Lubonja: Unë jam shumë mirë Ilir, kam qenë shumë besnike dhe të kam dashur shumë. Ndërsa ti ke luajtur, ke luajtur me mua
Ilir Shaqiri: Të gjithë ne duhet të na interesonte gjendja emocionale e Monikës, se ne këtu kemi ardhur që Monika të jetë rehat
Monika Lubonja: Jo zemër, nuk të thashë për gjendjen emocionale, s’ta kërkova kurrë. Ti më bëre fajtore, unë ty s’të kërkova kurrë
Ilir Shaqiri: Ty të ka bërë fajtore loja jote
Monika Lubonja: Ky është ndryshimi që unë s’të kërkova kurrë
Ilir Shaqiri: Ti dje, pardje ke dalë bllof
Monika Lubonja: Jo s’kam dalë fare. (Ilir largohet) Ai ikën se …