Plas sherri mes dy grupeve rivale, Gjiko i zë pritën në derën e shtëpisë Dj.Blunt-it

Deklarata kontraverse e Dj Blunt ku fyente rëndë Ledri Vulën dhe Gjikon nuk kaloi me kundërpërgjigje në rrjetet sociale. Kështu Gjiko,i shoqëruar nga Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, janë nisur drejt banesës së Dj Blunt për t’u përballur me të, por ata i ka penguar një roje, i cili shihet në video xhirim. Në videon e publikuar në InstaStory nga Faton Shoshi, Gjiko shihet teksa tenton të hyjë në banesën e Dj Blunt me “papuqe Gucci” në dorë, ashtu siç shprehet ai vetë në postim. Vetëm pak momente më vonë (mëngjesin e të enjtes) ishte Gjiko ai që tentonte ta telefononte Dj Blunt, por ai nuk përgjigjej në telefon, moment ky po ashtu i regjistruar dhe i publikuar nga menaxheri i Ledrit, i përmendur në videon e Blunt me fyerje publike. Sipas “Magazina” pasi tentuan t’i sqaronin hesapet në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe nuk morën përgjigje nga Dj Blunt, Gjiko dhe Fatoni mësohet se u drejtuan në shtëpinë e hit-eve, RedBox, ku u takuan me pjesën tjetër të grupit. Ata publikuan një fotografi ku shihen të gjithë bashkë pas këtyre fyerjeve kontraverse të Dj Blunt. Ky konflikt i ri mes reperave shqiptarë filloi pas publikimit të projektit “Qika Jeme”, që tashmë dihet se Dj Blunt dhe Real 1 e kanë publikuar si diss ndaj një pjese të madhe të këngëtarëve të skenës.