Plas lufta mes reperëve/ Pasi e quajti ku*vë, Noizy i kundërpërgjijget kështu

Disseve mes reperëve tashmë janë kthyer në një trend, deri diku edhe për famë. Pas tenelovelës me Encën, Noizy hap një histori të re po prapë me metodat e vjetra përgjigje-kundërpërgjigje. Vetëm pak ditë më parë reperi publikoi këngën më të re me titull “Po thu” në bashkëpuni me një emër jo shumë të njohur për publikun shqiptar S4MM. Kjo këngë ju drejtohej reperëve, të cilët Noizy dhe S4MM i quajnë ”fake” (Fals). Por kjo këngë nuk është pritur mirë nga njëri prej pjesëtarëve të grupit “Hellalbanianz” (grup i përbërë nga shqiptarë që jetojnë në Londër). Në profilin e tij në Instagram ai i është drejtuar Noizyt dhe S4MM me epitetin “ku*vë”. Përveç kësaj ai ironizon Noizyn duke i thënë se ka marë makinën e grupit të tij borxh për një videoclip, shkruan Lapsi.al. Kundërpërgjigja e Noizyt erdhi sot, nëpërmjet 4 “Instastory” të cilat nuk qëndruan për shumë gjatë në profilin e tij. Reperi shkruan se kënga “Po thu” është e vjetër dhe nuk ka patur një person të caktuar për t’ju drejtuar me reper fallso. Në formë ironie ai shprehet se i ka frikë, dhe ndoshta edhe mund të jetë disi e vërtetë, por fotot u fshinë për një arsye të paditur.