
Plas GR*SHTI në Tiranë, kryebashkiaku i Lezhës rreh zyrtarin e Federatës së Basketbollit!
Teksa jemi në prag të çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, një kryebashkiak socialist ka dhunuar zyrtarin e lartë të Federatës së Basketbollit.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, mësohet se ka dhunuar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Basketbollit, Franko Bushati, shkruan NewsSport.
Sherri ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.
Sipas raportimeve, Pjerin Ndreu dhe Franko Bushati janë përplasur verbalisht dhe më pas kanë degraduar në përleshje fizike.
Lidhur me ngjarjen mësohet se është bërë një denoncim në Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë.
Shkaqet e sherrit mes Ndreut dhe Bushatit janë ende të paqarta ndërsa priten detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
voxnews.al