Planet ne Tiranë, miqësitë e prishura pas Big Brother: Ilir Shaqiri rrëfen gjithçka

Ne nje video live ne Instagram,Ilir Shaqiri ka folur me ndjekesit e tij ku kurioziteti sesi vazhdon jeta e balerinit pas perfundimit te spektaklit eshte akoma i madh.

Së shpejti do të jem në Shqipëri, për të dhënë një shfaqje së bashku më fëmijët në Shkollën e Baletit” eshte shprehur Iliri.

E ndersa u pyet si do e shpenzoje cmimin e madh,ai u shpreh se gjysma do te shkoje per 20 te rinj qe duan te promovojne talentin e tyre e disa per bursa studimi.

Sigurisht qe nuk kishte si ti shpetonte pyetjes per Sabianin dhe konkurentet e tjere ku nder te tjera Iliri tha: “Në një miqësi rëndësi ka besnikëria, të cilën unë dhe Sabi e kemi.Një miqësi kjo ka asnjë lloj interesi, dhe ndaj unë mund t’i them me plot gojë vëlla”. Sa i përket miqësive të tjera, unë kam krijuar marrëdhënie të ngushta edhe me Arjolën, Arbrin, Arditin një super djalë dhe mjaft koherent, Meridiani, Sheila Paloma, Tani, janë disa nga miqtë e mi të fituar brenda “BBV”

Per dasmen e famshme me Emanuelen,Iliri i ka vendosur te gjitha por ajo ende nuk e di!

“Dua të zgjedh një super vend në Shqipëri, afër detit pasi unë e dua detin dhe jam rritur. Nuk dua që Emanuela ta dijë, madje po e pyesja sot larg e larg për masën e fustanit sepse dua të ja bëj surprizë. Kjo ceremoni do të mbahet në Qershor, por ajo ende nuk e di. Gjithçka do të jetë një surprizë”.

Afer detit?Mos ndoshta ne Vlore sic tha Donaldi?Surprize edhe per ne mesa duket.