Plagoset rëndë gazetari i Fox News në Kiev

Një tjetër gazetar i huaj, Benjamin Hall, 39 vjeç, korrespondent i Fox News, u “plagos rëndë” teksa raportonte për luftën në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia UNIAN duke nënvizuar se korrespondenti britanik ka fraktura në të dy këmbët.

Sipas informacioneve të publikuara nga Prokurorja e Përgjithshme Irina Venediktov në Facebook, gazetari aktualisht ndodhet në terapi intensive nën vëzhgimin e mjekëve.

Vetë televizioni amerikan deklaroi se për momentin “ka pak detaje” mbi incidentin.

Sipas informacioneve paraprake, Benjamin Hall ishte “duke mbledhur informacione pranë Kievit” kur ndodhi ngjarja. ©LAPSI.al