Placido Domingo akuzohet për ngacmim seksual ndaj tre grave

Tenori me origjinë spanjolle, Placido Domingo akuzohet për ngacmime seksuale. Gra të ndryshme kanë thënë për agjencinë amerikane të lajmeve ‘Associated Press’ se tenori spanjoll është përpjekur t’i detyrojë për të kryer marrëdhënie seksuale me të, duke i premtuar favore, apo në disa raste, duke i keqtrajtuar nëse kundërshtonin.Placido Domingo i ka mohuar akuzat, duke u shpjeguar se ka patur vetëm raporte konsensuale, shkruan Lapsi.al.

Rreth 30 personazhe të tjerë të botës së operas kanë deklaruar për ‘Ap’ se kanë asistuar në sjelljet jo korrekte, me sfond seksual nga ana e Domingos. Tenori spanjoll, fitues i 14 çmimeve Grammy i ka përkufizuar akuzat si “thellësisht shqetësuese dhe të pasakta”, duke shtuar: “Kam besuar gjithnjë që të gjitha reagimet dhe marrëdhëniet e mia kanë qenë gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale”.