Piu për herë të parë në jetë drogë, humb jetën tragjikisht mësuesja

Një mësuese ka humbur jetën pasi ka provuar kokainë për herë të parë. Mësuesja 35 vjeçare, Hannah McGurdy, prej vitesh i kishte thënë familjarëve të saj se ishte kundër përdorimit të drogave.

Mirëpo, ajo ndryshoi mënyrën e jetesës kur u nda nga bashkëshorti dhe filloi një marrëdhënie me ish fqinjen e saj.

Gjatë muajit janar, mësuesja britanike kishte konsumuar alkool me miqtë dhe shokët e lanë në gjumë në shtëpinë e saj në Manchester.

Mirëpo, 13 orë më vonë, mësuesja u gjend e pajetë. Sipas testimeve të kryera, 35 vjeçarja kishte pirë droga të forta në trupin e saj. “Kam qenë i martuar me Hannah për 12 vite dhe ajo nuk merrte kurrë droga, ishte kundër tyre”, ka thënë ish bashkëshorti i saj.

Testet e toksikologjisë treguan se Hannah kishte një nivel të lartë alkooli dhe një nivel të ulët kokaine në gjak. Mjeku ligjor u shpreh se vdekja e saj erdhi për shkak të konsumit të alkoolit dhe drogës.