Pirro Çakos i ndodh ajo që askush nuk do donte t’i ndodhte
Pirro Çako nuk është nga ata personazhe të famshëm që qëndron shumë aktiv në rrjete sociale, duke ndarë copëza nga përditshmëria. Përkundrazi, Pirro poston shuuumë rrallë. Megjithatë së fundmi pikërisht me rrjetet sociale e më konkretisht me faqjen e tij në Facebook, kantautorit i ka ndodhur një situatë e pakëndshme.
Përmes një postimi në Instagram, Pirro njofton se faqja e tij në Facebook është vjedhur dhe nuk menaxhohet më prej tij.
“Ju bëj me dije se faqja ime në facebook (fanpage), është vjedhur dhe nuk administrohet më nga unë”, ka shkruar Pirro.