Pirro Çako në studion e Darko Dimitrov, a është kjo demo kënga e re e Elvana Gjatës? (Video)

Kompozitori i njohur Darko Dimitrov ka postuar një video nga studioja muzikore në Shkup, ndërsa është duke punuar për këngën e re të Pirro Çakos. “My bro @pirrocako @darkodimitrov working on new songs for one great artist”, shkruan Dimitrov poshtë videos në Instagram, ku shfaqet Pirro i qeshur dhe në formë. Ndërkohë fansat kanë ngritur pyetjen nëse kjo demo, është kënga e re e Pirros në duet me Elvana Gjatën, që do të këndojë në koncertin recital që do të mbahet në Tiranë? Këtë presim ta shohim, ndërkohë që për Pirron ky është një rikthim pas një periudhe pauze në muzikë.