Pirro Çako humb sharmin e djalit të ri

Është komentuar gjithmonë si artisti që nuk di të plaket, pasi pavarësisht faktit që i kishte kapërcyer të 50-at, Pirro Çako i linte në baltë moshatarët e tij sa i takon pamjes. Por nuk e dimë ç’ka ndodhur me kantautorin pasi jo vetëm ka humbur sharmin e djalit të ri, por i është kthyer shoqërisë me brezin e tij. Një nga anëtarët e jurisë së “Gjeniut të vogël” mesa duket tani që nuk shfaqet në ekran ia ka varur vetes, duke lënë mënjanë argëtimet në lokale me miq të rinj, dhe duke u kënaqur në dreka të gjata. Sekreti që Pirro deri më tani dallonte nga të tjerët ishte se ka qenë shumë i dhënë pas kremrave antimoshë, të cilat i mban me vete kudo ku shkon i ftuar në koncerte brenda dhe jashtë vendit.