Pique, rrëfimi për sek*in pas Shakirës do ta tërbojë fare ish-parnteren e tij

Në Spanjë ka pritshmëri të larta për episodin e ri të programit “Joaquín, el novato” në televizionin “Antena 3”. Pse? Do të jenë dy të ftuar të profilit të lartë: Ibai Llanos dhe mbi të gjitha Gerard Piqué, i cili ndan një sërë projektesh me fitime të mëdha së bashku me “streamer”-in e njohur.

Episodi i programit do të transmetohet të enjten e 9 nëntorit, por ajo që po shkakton diskutime është “preview” e intervistës së bërë nga Joaquín Sanchez, ish-lojtar i Betis Seville, i cili e vuri në vështirësi ish-mbrojtësin e Barcelonës.

Joaquín Sánchez nuk i kursen shumë fjalët dhe bën një pyetje që habit Llanos dhe Piqué: “Sa herë bëni seks në javë?” I pari buzëqesh, i imituar pak kohë më pas nga ish-lojtari i Barcelonës, i cili i befason të gjithë kështu: “Tani jam më mirë”.

Përgjigja e Piqué, sigurisht nuk do t’i pëlqejë Shakirës, me të cilën ndau të njëjtin shtrat për 11 vite. Vetë Sanchez më pas e thjeshtoi disi çështjen me elokuencë: “Je rinuar”.

Por kjo nuk është e gjitha. Mes pyetjeve të tjera, ish-lojtari i Betis donte të dinte pse ende nuk e dimë versionin e Piqué për ndarjen nga Shakira. “Të gjitha historitë kanë dy versione”, – ka nënvizuar Sanchez, të cilit, megjithatë, Pique nuk iu përgjigj as kësaj radhe.

Noa.al