Pique për vizitë në shtëpinë e Shakirës
Pas bisedimeve të ashpra për kujdestarinë e fëmijëve të tyre Milan dhe Shasha, duket se Pique dhe Shakira kanë vendosur të bëjnë ‘armëpushim’.
Futbollisti është parë të hënën duke vizituar shtëpinë e Shakirës. Vizita ishte e shkurtër dhe u kap nga dhjetëra paparacët që ndodhen jashtë shtëpisë së këngëtares. Pique zbriti një valixhe dhe qëndroi disa minuta para se të nisej.
Këngëtarja dhe futbollisti kanë mbajtur një marrëdhënie normale dhe kanë zhvilluar disa takime për të arritur një marrëveshje, megjithatë bisedimet përfundimtare duhet të priten ende pasi Shakira po kalon një periudhë të vështirë me babain e saj të sëmurë.