Pique ende i fiksuar pas Shakirës, vazhdon mban fotot e saj në zyrë

Pique duket se nuk e ka mirë punën me lidhjen e re.

Pasi u raportua se partnerja e re, Clara i ka kërkuar që ta trajtojë ashtu si Shakirën, të cilën futbollisti e mbronte nga paparacët, tani ka dalë një çështje e re. Dhe për këtë ka prova! Nga llogaria e një fansi të Shakirës kanë dalë foto, ku shihet zyra ku punon Clara Chia, në kompaninë Kosmos të Pique.

Në zyrë mund të shihet qartë se ka ende foto dhe postera të Shakirës, të cilat padyshim kishin kuptim në atë kohë, por tani duket të jenë të çuditshme për të dashurën e re.

Po Pique pse nuk i ka hequr ende?!