Pipero: Çfarë presim në javën e 5-të të pandemisë në Shqipëri

Me përmbylljen e javës së katërt që kur koronavirusi ka prekur Shqipërinë, mjeku Pëllumb Piperi shprehet se numrat e javës së fundit që pësuan një rritje ishin brenda parashikimeve. Ai shprehet se të njëjtat shifra pret edhe gjatë javës që vjen. Deklaratën ai e bëri në përgjigje të biologut Et’hem Ruka i cili po sot ngriti shqetësimin lidhur me rritje e lartë të kurbës në 3-4 ditët e fundit.

“Per fat te keq ditet e fundit numri i te infektuarve me COVID-19 ka ardhur duke u rritur. Nese vazhdohet keshtu i gjithe karantinimi i deritanishem do te behet i pavlefshem. Une po i ve keto grafike per te sensibilizuar miqte e mi ne Fb, meqenese te dhenat e shkeputura shpesh nuk krijojne pershtypjen e plote se cfare po ndodh. Konstatoj per fat te keq se interesi per te dhenat eshte i vogel, ndaj ndoshta nuk ja vlen te vazhdohet me kete rubrike” – shkroi Ruka.

Image may contain: text
No photo description available.

Por mjeku Pellumb Pipero thotë se këtë e quan këtë një “shesh-pushim” dhe më pas do të fillojë rënia e kurbës. Por mjeku thotë se ka 3 indikatorë që kanë ndikuar tek kjo kurë, masat e qeverisë, këshillat mjekësore, gjurmimi i rasteve dhe testimi por dhe qëndrimi i qytetarëve në shtëpi.

“…duke e falenderuar profesorin e nderuar, por dhe duke shpjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te mara nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje! Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare.

Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!” – shkruan Pipero. ©LAPSI.al