Pianistja japoneze rrëfen lidhjen e dashurisë me Tedi Papavramin: U njohëm 20 vite më parë, çfarë më pëlqen nga Shqipëria
Maki Okada është pianistja e famshme japoneze, e cila në publikun shqiptar njihet dhe si partnerja e violinistit të shquar, Tedi Papavrami.
E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka treguar historinë e dashurisë me Tedin dhe njohjen e tyre 20 vite më parë.
Maki ka theksuar se diferenca kulturore u kthye në dashuri dhe tani është duke zbuluar Shqipërinë, kuzhinën dhe muzikën tradicionale tonën.
“Fillimisht ishte një muzikant shumë lart në sytë e mi 20 vite më parë, kur dhe e kam njohur në Japoni, pasi dhe kultura japoneze është shumë larg kulturës europiane. Për mua ishte një gjë shumë e huaj. Mënyra e të qënurit Tedit si njeri dhe muzikant më dukej gati gati i papërqafueshëm, duke iu afruar kulturës e ndjeva se po hynte kjo influencë te unë. Pas viteve studim në Francë, kur u ktheva në Japoni duke dhënë koncerte, e ndjeva që kjo influencë bëhej gjithmonë dhe më e fuqishme për të shprehur brendinë time dhe gjithçka. Edhe në raport me Tedin si partner, ka ardhur gjithçka natyrishëm.
Më pëlqen shumë Shqipëria, jam duke e zbuluar. Më pëlqen kuzhina juaj shumë. Po zbuloj pak nga pak nëpërmjet Tedit muzikën tradicionale shqiptare, të rretheve të ndryshme të Shqipërisë dhe ndej një pasuri të madhe ndër breza”, u shpreh pianistja./abcnews.al