Philipp Plein, baba për herë të katërt
Dizajneri i famshëm i modës, Philipp Plein është bërë baba për herë të katërt. Ai publikoi lajmin e bukur në Instagram, duke bërë me dije gjininë dhe emrin e bebushit. Plein dhe partnerja e tij, Andreea Sasu, janë bërë prindër të një djali, të quajtur Hurricane Thor Thunder.
“Djali im i katërt, Hurricane Thor Thunder, lindi në orën 10:58 të mëngjesit, më 6 korrik 2024. As nuk mund ta shpreh me fjalë se sa të lumtur dhe të bekuar jemi që marrim një dhuratë të pabesueshme. I dua të gjithë fëmijët njësoj dhe s’e imagjinoj dot jetën pa ta. Papi ju do të gjithëve, pafundësisht. Është bekim të kesh baba i 4 fëmijëve, t’i shohësh teksa rriten bashkë dhe zbulojnë botën përmes syve të tyre të bukur dhe të pafajshëm”, shkroi ai në postimin e tij në Instagram.
Plein është gjithashtu i ati i Romeo Prince, Rocket Halo Ocean dhe Rouge Sky Galaxy.
Anabelmagazine