Pezullohen 2 komentatorët e Formula 1/ Komentuan një femër LIVE

Matteo Bobbi dhe Davide Valsecchi, dy komentatorët italianë të Sky për Formula 1 janë pezulluar për të paktën një garë. Arsyeja? Shkak është bërë një shaka seksiste gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv të së dielës së kaluar Grand Prix.

“Doja t’i thoja Davides se pas tij ka një “paketë të kompletuar” bukur nëse sheh prapa” – i tha Bobbi duke e ftuar kolegun e tij të kthehet për të vëzhguar një vajzë që ndodhet pas tij. Një ftesë e pranuar menjëherë nga Valsecchi, i cili jo vetëm kthehet për të vëzhguar, por edhe komenton.

“E di atë. Për fat të keq më thanë se nuk mund të testohen” – ia kthen ai. Në këtë moment, në bisedë ndërhyn korrespondentja Federica Masolin: “Kërkoj azil politik. A nuk mund të shikojmë disa intervista në vend që të dëgjojmë këta të dy?” – tha ajo.

Edhe pas transmetimit të intervistave të Formula 1 ata fillojnë përsëri komentet.

Kur të shkoj në shtëpi, mendoj se do të marr shumë goditje për shkak të atyre” – përpiqet të distancohet Bobbi. Nga ana tjetër, Valsecchi nuk tregon shenja pendimi: “Unë kam bërë tashmë dy herë operacion në sy, sepse e kam humbur shikimin nga shikimi i atyre gjërave që kur isha fëmijë.”

©LAPSI.al