Petri Bozo nuk i mban dot lotët kur sheh foton e Adelës: Nuk di çtë them më për të

Petri Bozo, regjisori dhe producenti i mirënjohur shqiptar, ka qenë i ftuar në #Expuls për të rrëfyer jetën e tij nëpërmjet 10 fotove, në rubrikën “N’kujtime”.

Teksa shfaqet foto e Adela Xhumanit, ish-konkurretja e “Big Brother”, e cila më pas vazhdoi karrierën si gazetare, Petri u emocionua.

Ai tha se Adela i kishte të gjitha parametrat që i duheshin një vajze për të ecur përpara. “Me Adelën kemi shumë kujtime.

Ka qenë dy herë prezantuese e Netët e Klipit Shqiptar. Dy vite rresht. Ka qenë një vajzë qe kishte gjithë parametrat që të ecte para. Kishte dhe statusin e një vajze të mirë. Nuk di çtë them për Adelën….”– u shpreh ai ndër te tjera.

Kujtojmë se Adela u nda në mënyrë të papritur nga jeta, disa vite më parë duke lënë të pikëlluar të gjithë miqtë dhe familjarët e saj.

I pyetur për faktin se a është ndjerë i paragjykuar nga shqiptarët për faktin se ka punuar gjatë gjithë jetës me vajza të bukura, ai e pohoi diçka të tillë:

“Sa të duash jam paragjykuar! Në këtë vend çdo gjë e çdo kush paragjykohet. Merren kollaj me thashethemin dhe jo me punën. Kur e shohin që ky njeriu vazhdon dhe punon, minimizohet pastaj paragjykimi”– u shpreh ai.