Pete Davidson mund të ketë hequr tatuazhin dedikuar Kim-it

Pete Davidson dhe Kim K u ndanë, duke i lënë fansat zemërthyer.

Ama, më “i dëmtuari” nga kjo marrëdhënie doli Pete, i cili mes të tjerash i dedikoi edhe tatuazhe ish-të dashurës së tij.

Një prej tatuazheve, “My girl is a lawyer” (“E dashura ime është avokate”) duket se nuk është më pjesë e trupit të komedianit, pasi ky i fundit u shfaq me një fashë të madhe pikërisht te vendi ku kishte tatuazhin.

Menjëherë njerëzit aluduan se Pete ka fshirë tatuazhin kushtuar Kim dhe le të shërbejë si mësim për të gjitha veprimet e nxituara.

Kim dhe Pete qëndruan të lidhur për 9 muaj dhe u ndanë në mënyrë të papritur (të paktën për fansat), si pasojë e distancës dhe faktit që Pete po i merrte gjërat me nxitim.

Gjithsesi, ata vijojnë të kenë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.