Pete Davidson kapet me Kanye West, i çaktivizohet Instagrami

Periudha jetëshkurtër e Pete Davidson në” Instagram” ka përfunduar edhe një herë tjetër. Aktori i “Saturday Night Live” çaktivizoi llogarinë e tij në “Instagram” në mes të dramës së tij të vazhdueshme në platformën e mediave sociale me ish-bashkëshortin e të dashurës së tij, Kanye West.

Më herët, komediani me sa duket e goditi Ye, duke lënë një video në “YouTube” të komedianit të trilluar Rupert Pupkin e duke thënë:

“Më mirë të jesh mbret për një natë sesa të mashtrosh për një jetë”, në biografinë e tij në Instagram. Vetëm disa orë më vonë, llogaria e tij u fshi.

Qëndrimi i Pete në “Instagram” përfundoi po aq shpejt sa filloi. Ylli i “King of Staten Island” kishte riaktivizuar llogarinë e tij vetëm këtë muaj pasi ajo kishte qenë joaktive për rreth katër vjet.

i Më pas e mbyllij pasi reperi i “Gold Digger” bëri një rinovim të plotë të “Instagram”-it të tij për të promovuar albumin e tij të ardhshëm Donda 2.

Pete dhe Kim u lidhën për herë të parë në tetor pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, paraqiti kërkesën për divorc ndaj Kanye në shkurt 2021.

Sigurisht që kjo gjë nuk është pranuar ende nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye, i cili po përdor çdo lloj taktike për ta fituar mbrapsht atë.