Pete Davidson flet për situatën me Kanye West
Pete Davidson ka folur së fundmi për situatën e tij me reperin Kanye West.
Pete hapi setin e tij në Netflix Is A Joke: The Festival në Hollywood Bowl duke folur për reperin 44-vjeçar që pretendonte se Davidson kishte SIDA. Ai bëri shaka se në të vërtetë ai e besonte West sepse “ai është një gjeni”.
Komediani gjithashtu bëri shaka me reperin duke deklaruar se ai përpiqet të rifitoj familjen e tij duke u veshur si dadoja e tyre, ashtu si personazhi i Robert Williams në filmin e vitit 1993, Mrs. Doubtfire.
“A shpreson dikush tjetër fshehurazi që Kanye të paraqitet, si një znj. Doubtfire? Unë kthehem në shtëpi një ditë dhe ata thonë, ‘Kjo është shërbyesja e re e shtëpisë’ , u shpreh ai.
Davidson pranoi se grindja midis tij dhe West ishte “një gjë vërtet e çuditshme për t’u kaluar” dhe asnjë nga miqtë e tij nuk kishte ndonjë këshillë për të.
Komediani përfundoi shfaqjen duke rrëfyer se që nga përbuzjet e West për të, ai kurrë nuk e di se si do të reagojë publiku ndaj tij. “Shumë njerëz janë shumë të zemëruar me mua,” vuri në dukje aktori. “Po, është gjithmonë 50-50. “Hej, burrë, je vërtet i lezetshëm”. Ose dikush thotë, ‘Jo, të urrej’.
Rikthimi në skenë i humoristit është gjithashtu performanca e tij më e fundit në komedi, duke qenë se ai nuk është shfaqur në dy episodet e fundit të SNL./Lapsi.al