Pësoi hemorragji cerebrale, ndërron jetë poeti i njohur Agim Doçi

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi. Ai u shtrua dy ditë më parë në gjëndje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76-vjeçare. Agim Doçi ishte fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Ai lindi më 9 Maj 1948, u diplomua për inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë.

Agim Doçi krijoi më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’. Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

lapsi.al